×
  • Showbiz
  • Show

    Luizi i gatshëm të largohet nga ‘BBVA’ vetëm për një arsye

    Insajderi
    02 March 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qëllimi i vetëm i Luiz Ejllit është fitorja e ‘Big Brother VIP Albania’. Banori tregoi ditën e djeshme se i ka vënë vetes si mision, fitoren e këtij formati. Teksa po bisedonte me Shpatin, Luizi tha se nëse do e dijë se nuk fiton ‘Big Brother’, e lë direkte shtëpinë.

    Shpati e pyet se ç’ndodh nëse ai nuk del fitues, e duket se Luizi e ka një plan edhe për këtë.

    Ai tregoi se nëse nuk fiton, do largohet për në Amerikë, aty ku jeton familja e tij.

    Biseda:

    Luizi: Nëse e di që nuk e fitoj Big Brother dal që sot. Dal që sot, e lë. Kam inat me vete, o me e fitu o s’ka. Me

    Shpati: Çfarë kushti i ke vënë vetes?

    Luizi: O e fitoj o s’ka. Veç me e fitu

    Shpati: Po nëse nuk e fiton?

    Luizi: Kam thënë nësë e fitoj, do rri në Shqipëri, po nuk e fitova, avionin e në Amerikë.

    Kujtojmë se një ditë më parë Luizi deklaroi se do të jetë i fokusuar në lojën e tij, duke lënë në plan të dytë Kiarën, marrëdhënia me të cilën sipas tij do të vazhdojë jashtë ‘Big Brother VIP’

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark