Insajderi
Botë

Lukashenko i dhuron një traktor Putinit për ditëlindjen e tij të 70-të

Insajderi
07 October 2022 - 16:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lukashenko i dhuron një traktor Putinit për ditëlindjen e tij të 70-të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar një dhuratë të pazakontë për ditëlindjen e tij të 70-të sot gjatë ditës: një traktor, shkruan USNews.com.

Teksa liderët e disa shteteve ish-sovjetike u takuan në Pallatin Konstantin në Shën Petersburg, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i dha presidentit rus, Vladimir Putin, një çertifikatë të mjetit si dhuratë.

Lukashenko, lideri autoritar që ka udhëhequr shtetin ish-sovjetik me një dorë të fortë për më shumë se dy dekada, u tha gazetarëve se ai ka përdorur një model të tillë të traktorit në kopshtin e tij.

Është ende e paqartë se si u përgjigj lideri rus ndaj kësaj dhurate, që u bë e ditur nga zyra e Lukashenkos. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark