×
  • Sport
  • Sport

    Luli i Dardanëve: Secili që Kosovën e përdor si mjet për qëllime tjera, është i lig

    Insajderi
    18 September 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i tifo-grupit të ‘Dardanëve’, Luli Berisha ka reaguar sërish në rrjetin e tij social.

    Para disa ditësh u njoftua se Mendon Berisha dhe Adrion Pajaziti lanë grupmoshat e kombëtares së Kosovës, për t`iu bashkuar Shqipërisë.

    E, largimin e Mendonit drejt Shqipërisë e komentoi edhe babai i tij, duke thënë se djali i tij nuk ka bërë ndonjë tradhti, por thjesht ka zgjedhur të luajë për kombëtaren shqiptare.

    Pas deklaratës së prindit të lojtarit, ka reaguar edhe kryetari i tifo-grupit, duke i quajtur tradhtarë të dy futbollistët.

    Por, sot ai ka folur sërish duke thënë se secili që përdor Kosovën e përdor si mjet për qëllime të tjera dhe është i lig dhe nuk ka të bëjë kjo situatë me kombëtaren shqiptare.

    “Te fillojmë nga e para. Tradhti është nëse dikush ik nga Kosova pa asnjë sqarim dhe arsye. Tradhti është nëse e përdorë Kosovën për qëllime tjera. Tradhti është nëse e përdorë Kosovën për të marrë favore diku tjetër. Tradhti është nëse Kosovën e sheh si projekt kalimtar, disa mujor, deri kur të plotësohen kushtet diku tjetër. Të gjitha këto elemente i kanë plotësuar dy të mjerët që u larguan.

    Në këtë kam aluduar për tradhti. Kjo është tradhti. Secili që Kosovën e përdorë si mjet për qëllime tjera, është i ligë. Këtu asgjë s’ka të bëjë me Shqipërinë”.

    Tutje, ai u shpreh se te Shqipëria mund të shkojnë të gjithë, por si burra dhe me sjellje te hijshme dhe se kombëtarja ka nevojë për futbollistë që e përfaqësojnë vendin e jo interesat personale te tyre.

    “Te Shqipëria le të shkojnë të gjithë, por si burra apo me sjellje të hijshme. Askush nuk do t’i sulmoj. Gjithashtu, si të pabesë uroj që të mos vijnë askush te Kosova nga Shqipëria. Kemi nevojë për njerëz që përfaqësojnë vendin tonë, jo për të atillë që përfaqësojnë interesat e menaxherëve dhe të prindërve të pangopur pas shantazheve.

    Diçka ta keni të qartë: në çdo vështirësi, në çdo thirrje për t’iu përgjigjur atdheut dhe vetë Shqipërisë, të parët do të jemi ne që sot po mbrojmë interesin e Kosovës e kurrsesi ju që shani, e që askush nuk e di se kush ishit në kohë lufte, në orët vendimtare për të.

    Mund të jem me gabime, mund të kem bërë mëkate, por për patriotizëm dhe atdhedashuri ligjërimet të më jepen në rrjete sociale nga disa matrapazë, nuk i toleroj.

    Janë disa teste që jepen një herë në jetë, por janë të patjetërsueshme. Ai i imi është dhënë kur digjej Kosova nga armiku, duke marrë guximin të paraqitem në fron, me emblemën e UÇK-së”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark