×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lulzim Hetemi tregon bisedën më interesante brenda 7 muajve në komunë: Më ka thirr kryeministri dhe…

    Insajderi
    09 January 2024 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka treguar bisedën më interesante gjatë qëndrimit të tij brenda 7 muajve në objektin e Komunës. Ai tha se një komunikim me Albin Kurtin ka qenë jashtëzakonisht i mirë.

    Derisa Hetemi ka treguat se i është lutur Kurtit që “mos të lëshojnë pe”.

    Është interesant një bisedë. Më ka thirr kryeministri dhe më pyeti si po kaloj, e a jam mërzit. Unë i kam thënë ‘kryeministër mos u shqetëso për mua, unë jam i vendosur, e kam një finish deri sa të realizohet kjo punë”. Ka qenë bisedë jashtëzakonisht e mirë. Po ashtu i kam thënë ‘të lutem kryeministër ju atje mos lëshoni pe’! Kjo ka qenë biseda më interesante që e kam pasur brenda këtyre 7 muaj dite që kam qenë këtu brenda”, theksoi Hetemi për tëvë1.

    Kujtojmë se Hetemi fitoi garën për kryetar të Leposaviqit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat në veri më 23 prill të vitit paraprak. Ai u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk kishte dalë nga objekti komunal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark