Insajderi
Lajme

Lulzim Peci: Deklarata e Paunoviq dëshmon se ideologjia e Millosheviqit vazhdon të dominojë në Serbi

Insajderi
14 July 2026 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lulzim Peci: Deklarata e Paunoviq dëshmon se ideologjia e Millosheviqit vazhdon të dominojë në Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti politik Lulzim Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke vlerësuar se ajo dëshmon se, megjithëse Sllobodan Millosheviqi e humbi luftën në Kosovë, ideologjia e tij vazhdon të mbizotërojë në establishmentin shtetëror serb.

Sipas Pecit, kjo tregon gjithashtu se politika e Bashkimit Evropian për afrimin e Serbisë ka probleme serioze dhe përbën një dështim strategjik në aspektin e vlerave demokratike dhe njerëzore për integrimin e Serbisë në BE, shkruan Insajderi.

Ai shprehu pritjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta trajtojnë këtë deklaratë në mënyrën që, sipas tij, e meriton Qeveria e Serbisë, duke kujtuar se NATO bombardoi Beogradin në vitin 1999 për shkak të politikave të regjimit të atëhershëm serb.

Në fund, Peci shkroi se “në garën e budallakisë, fosilet e nazizmit të Serbisë nuk kanë të sosur”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark