Çifti i krijuar në Big Brother VIP Albania, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, po shijojnë pushimet së bashku.
Ata si destinacion të këtyre pushimeve kanë zgjedhur një nga bregdetet në Greqi.
Kështu kanë bërë të ditur në rrjete sociale duke ndarë disa pamje me fansat e tyre.
Të njëjtit duket se po kalojnë një kohë të mirë bashkë, ndonëse patën një krizë të vogël.
Ata pak javë më parë u raportuan për një krisje, gjë e cila u vërtetua edhe në Instagram.
Në një përgjigje në rrjete sociale, Lumbardhi tha se kanë zgjidhur gjitha mosmarrëveshjet dhe se tani janë mëse të lumtur.
Lumbardhi në ndërkohë ishte fitues i edicionit të dytë të Big Brother Kosova. /Telegrafi/