Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, duket se po e përballon mirë ndarjen nga ish e dashura, Kader Kicaj.
Kështu të paktën u shpreh ai në një prononcim të shkurtër për Prive, derisa po merrte pjesë në dasmën e Shkenda Dubovës.
“Jam shumë ‘ok’, me tanat, disponimi, energjia edhe lumturia. Jam tu u ndi edhe fizikisht edhe mentalisht shumë në formë”, tha ai pos tjerash.