Insajderi
Lajme

Lumezi takon kryeprokurorët e vendit – kërkon efikasitet nga puna e tyre

Insajderi
28 June 2016 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Sipas kumtesës së zyrës për informim të Prokurorit të Shtetit, në këtë takim Lumezi i informoi kryeprokurorët lidhur me mandatin e prokurorëve të misionit EULEX dhe kompetencat që do t’i kenë prokurorët vendës në rastet e krimeve më të rënda.

Kryeprokurori Lumezi, gjatë këtij takimi kërkoi nga udhëheqësit e prokurorive, që të kenë bashkëpunim të mirëfilltë mes vete, me qëllim të unifikimit të praktikave nëpër prokurori dhe ngritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, ai kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që t’i trajtojnë me prioritet lëndët e shënjestruara dhe të bashkëpunojnë ngushtë me koordinatorin për shënjestrimin e rasteve, njëherësh u.d. kryeprokurorin e PSRK-së, Reshat Millaku.

Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit që t’ia dorëzojnë raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. /Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark