×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lumir Abdixhiku e kopjon edhe Edi Ramën, bëhet me Podcast

    Insajderi
    24 August 2023 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar se janë në përgatitjet e fundit për një Podcast, ku do të prezantohet programi i kësaj partie që quhet “Rruga e Re”.

    Edi Rama dhe metodat e tij të komunikimit me publikun ia kanë nisur të kopjohen edhe në Kosovë.

    Pas tij, tani edhe Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në LDK janë në prag të finalizimit të një Podcast-i.

    ”I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur të shpalos para jush përgatitjet e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcast”.

    ”Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen.Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka njoftuar Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark