×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lumir Abdixhiku godet Qeverinë: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti

    Insajderi
    09 November 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti”.

    Derisa ka theksuar se “kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”.

    Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, derisa ka shkruar se “investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje”.

    Ai ka thënë se nuk guxon një grup mjeranësh ta sjellin Kosovën në këtë pozitë.

    “Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndërrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark