Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij po sulmohet nga të gjithë.
“LDK po sulmohet prej të gjithëve, edhe prej një pjese të mediave”, tha Abdixhiku, në T7.
Ai tha se partia e tij gjithnjë garon për të fituar.
“LDK gjithnjë garon për të fituar. Ne hymë në garë për të fituar, por nëse votuesi vendos ndryshe nuk është e thënë me çdo kusht të jemi pjesë e pozitës”, tha Abdixhiku, ku se është me rëndësi që partia e tij do të parandalon ndonjë dalldisje.
I pyetur pse nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj”, ai tha se nuk e ka parë të arsyeshme të jetë ministër pas prishjes së koalicionit me VV-në.
Kurse sa i përket renditjes në listë, Abdixhiku tha se kandidati për kryeminstër i LDK-së, Avdullah Hoti e ka bërë renditjen e listës dhe është vendim i tij ta caktojë 10-shen e parë.
“Listën dhe renditjen e bën kryesisht kandidati për kryeministër. Unë nuk kam pas as ndonjë kontakt apo interes të di se në çfarë rënditje do të kem. Atë natë sigurisht barabartë me ju e kam kuptuar edhe renditjen në listë”, tha ai.