Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë përfundimit të fushatës zgjedhore ka thënë se kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përmbushur gjdo premtim që ka bërë.
“I ka përmbushur të gjitha premtimet e dhëna në fushatë, është kryetar model, është shembull, do të jetë i pari i komunës edhe me 17 tetor”, tha Abdixhiku.
Ndërsa Tahiri ka ftuar të gjithë vushtrrinasit të votojnë atë më numrin 160.
“Nga LDK-ja e të gjithëve, në shërbim të secilit e seciles në Vushtrri. Çdo premtim i dhënë i përmbushur. Kemi bërë shumë por nuk ndalemi me kaq, Vushtrria do të jetë qytet model dhe në shërbim për të gjithë! Të dielen voto 160, voto Xhafer Tahirin”, ka shkruar Tahiri.