×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumnije Thaçi merr titullin “Doktor Shkence”

    Insajderi
    02 March 2016 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumnije Thaçi, Zonja e Parë e Kosovës prej 7 prillit, ka doktoruar sot. Ajo e mori këtë titull duke e mbrojtur temën në Universitetin e Tiranës, raporton Klan Kosova.

    Lajmin e ka bërë publik, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke postuar në Facebook disa fotografi në të cilat, Thaçi shihet në shoqëri të deputetes dhe djalit  të saj të vetëm Endritit, por krah saj nuk e ka bashkëshortin, presidentin e Kosovës.

    “Znj. Lumnije Thaçi sot mbrojti temën e doktoraturës dhe mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë me temë: Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë”, shkruan Musliu, që ishte prezente gjatë ceremonisë së diplomimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark