Vetëm dhjetë muaj pas hapjes së saj, parku i parë me krokodilë në Marok ka hyrë në radhët e destinacioneve turistike të pashmangshëm në këtë vend afrikan.
“Kroko Park” u hap në maj të vitit të kaluar në qytetin jugperëndimor bregdetar të Agadir pranë Saharës, dhe deri më tani ai është vizituar nga më shumë se 200 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Në këtë park, njerëzit kanë rastin të të lundrojnë me barkë në një lum të mbushur me krokodilë.
Hyrja në park bëhet përmes portës që është bërë në formën e gojës së krokodilt, ndërsa kjo vizitorëve u ofron një ndjenjë të veçantë dhe përvojë të paharrueshme, të shoqëruar me 325 krokodilët të cilët aktualisht jetojnë në kënetën artificiale brenda parkut, njofton marocco.net
Parku shtrihet në tre hektarë tokë.
“Ne qershor presim lindjen e krokodilit të parë të vogël në park. Do të jetë ky krokodili i parë që do të lindë në Marok. Në park, kemi gjithsej 23 lloje të krokodilëve, ku shumica janë të Nilit”, tha Patricie Burn, veterinar.
Në kompleksin e parkut janë hapur edhe dyqane suvenirësh për vizitorët që ofrojnë suvenire me motive të krokodilave dhe botën e egër të zvarranikëve./Insajderi.com