Insajderi
Lajme

Lushaku-Sadriu: Agim Bahtiri erdhi “gjysmë i pirë” të na kërkojë nënshkrimet

Insajderi
07 May 2026 - 22:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushaku-Sadriu: Agim Bahtiri erdhi “gjysmë i pirë” të na kërkojë nënshkrimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para përfundimit të afatit për president, ia kërkonte nënshkrimet.

Ajo u shpreh se sjellja e Bahirit atë natë, e ka shpërfaqur komplet kuluturën politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Do të thotë deri aty janë në gjendje me ardhë, me aktru në natën e fundit edhe me kriju skena. Kjo e shpërfaqë komplet kulturën politike që e ka Vetëvendosje. I çon disa akterë atje për ta prishur rendin, ashtu siç ka dashur ta prishë rendin kushtetues. Hyn aty në konferencë me bë teatër, në natën e fundit, një orë para se të kalojë afati, kjo është joserioze”, tha ajo në “Rubikon” në Klan Kosova.

Sipas saj, Bahtiri ishte “gjysmë i pirë” kur ia kërkoi nënshkrimet.

“Është fatkeqësi se ty të vjen një njeri që është gjysmë i pirë dhe të kërkon diçka, e që është vërtetë irrituese, ne me seriozitetin më të madh dolëm për të folur të shqetësuar edhe një orë po kalon afati për zgjedhjen e presidentit, ata bënin hajgare nga kati në kat në Kuvend të Kosovës, keqtrajtim total i institucioneve të Kosovës dhe vërtetë është fatkeqësi”.

“Jam ballafaquar me një njeri joserioz. Ai thoshte që më ka dërguar z.Kurti, por ku e di unë, kjo është totalisht joserioze, mu duk sikur ardhur dikush “më ka dërguar nana një vezë se po na mungon në shtëpi”, deklaroi ish-deputetja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark