×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lushaku-Sadriu: Humbje për Kosovën bojkotimi i pritjes shtetërore nga ambasadorët e QUINT-it

    Insajderi
    12 June 2023 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas bojkotimit të pritjes shtetërore për Ditën e Çlirimit, nga ambasadorët e QUINT-it.

    Lushaku-Sadriu tha se ata që investuan me gjithë arsenalin për të na çliruar, nuk janë me në për të festuar.

    “Ambasadorët e shteteve perëndimore paskan bojkotuar pritjen e presidentes për Ditën e Çlirimit. Ata që intervenuan me gjithë arsenalin për të na çliruar, ata nuk janë sot me ne për të festuar”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në rrjetin e saj në Facebook.

    Sipas saj, kjo është një humbje për Kosovën nga, “papërgjegjësia, padituria e kryeneqësia e Qeverisë Kurti dhe e presidentes Osmani”, ka shkruar mes tjerash Lushaku-Sadriu.

    Për nder të Ditës së Çlirimit liderët e shtetit kanë organizuar një pritje, organizim ky në të cilin munguan ambasadorët e shteteve perëndimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark