×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lushtaku: Blerja e dronëve nga Turqia u bë e mundur fal respektit ndaj Thaçit

    Insajderi
    17 July 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia.

    Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e dezinformon publikun duke mos treguar se cila ishte arsyeja që e bëri të mundur blerjen e tyre.

    “Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi”, tha Lushtaku.

    Lushtaku theksoi që kur ishte personalisht për vizitë në Turqi, kishte kërkuar që negociatat për dronët të përfundonin sa më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark