Insajderi
Lajme

Lushtaku ‘godet’ diasporën: Kthjelluni, qëndroni tre muaj në Kosovë dhe përballuni me faturat, shkollimin e shëndetësinë

Insajderi
04 January 2026 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lushtaku ‘godet’ diasporën: Kthjelluni, qëndroni tre muaj në Kosovë dhe përballuni me faturat, shkollimin e shëndetësinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar bashkatdhetarët në diasporë.

Lushtaku me anë të një postimi në ‘Facebok’ ka bërë thirrje që të qëndrojnë në Kosovë dhe të përjetojnë realitetin kosovar, shkruan Insajderi.

“Një thirrje të sinqertë kam edhe për një pjesë të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Qëndroni dhe jetoni realitetin e Kosovës, me paga të Kosovës. Paguani faturat, shkolloni fëmijët këtu dhe përballuni me shëndetësinë tonë. Faturat mujore shpesh janë sa një pagë mesatare, nuk kemi shëndetësi moderne e as sigurime shëndetësore, andaj qëndroni dhe jetoni këtu veç tre muaj, sepse vetëm kështu bie propaganda e këtij regjimi”, ka thënë Lushtaku.

“Kthjelluni nga hipnoza politike dhe herën tjetër votoni me arsye, jo me inat. Thirrni mendjes, mendoni me kokë të ftohtë dhe bëni krahasimet, ku ishim para pesë viteve dhe ku jemi sot krahasuar me vendet e rajonit”, ka thënë më tej Lushtaku.

Ai ka uruar LVV’në fitoren me gjuhë cinike. “Gjithsesi, urime për ata që zgjodhën varfërim dhe izolim. Më së shumti urime Martinit, Vuk Hamoviqit, urime atyre që janë kundër familjes, si dhe të gjithëve që janë kundër Kosovës”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark