Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka dhënë disa rekomandime për Qeverinë Kurti në lidhje me ndërmarrjet private.
Sipas tij, Qeveria duhet t’i lë anash inatet dhe të pranoj rekomandimet e PDK-së.
Si pikë të parë Lushtaku ka renditur realizimin e pagesës së TVSH-së nga konsumatori i fundit, dhe ka sugjeruar që të mos ngarkohen bizneset në doganë.
“Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë”, ka shkruar ai në facebook.
Me qëllim që prodhuesit vendor të jenë konkurrues me ata të rajonit, Lushtaku ka propozuar fiksimin e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas deputetit të PDK-së, kjo mund të arrihet me subvencionimin e çmimit nga buxheti i shtetit mbi çmimin e fiksuar.
“Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kurse, si pikë të fundit deputeti ka rënditur subvencionimin e veçantë të bizneseve prodhuese ku të punësuara janë gratë.
“Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimin e grave dhe ekonomive familjare”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë: