×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lushtaku: Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?

    Insajderi
    21 November 2023 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj zjarrit që sot e ka përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    Lushtaku ka shprehur dyshime se dikujt po i pengon ky institut, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se kujt po i pengon ky institucion.

    “Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?”, ka shkruar Lushtaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark