12:08 - 21 Dhjetor 2022

Deputeti i radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka publikuar një fotografi nga takimi me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Përmes një postimi në facebook, Lushtaku tha se nga Erdogan u mikpritën ngrohtësisht.

Ai tha se presidenti turk i premtoi mbështetje popullit të Kosovës në të gjitha fushat.

“Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e tij.

“Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Postimi i plotë:

Në Kuvendin e Madhe Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore.

“Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e tij.

Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.