×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lushtaku: Projektbuxheti i vitit 2024 nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore

    Insajderi
    16 November 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës nuk e përkrahë projektbuxhetin e vitit 2024.

    Deputeti i Partisw Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku tha se kjo parti nuk e përkrahë projektbuxhetin e vitit 2024.

    Sipas tij projektbuxheti i vitit 2024 nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve.

    “Për shumë arsye që do t’i theksojnë deputetët e grupit parlamentar të PDK’së, ne si grup parlamentar nuk do ta përkrahim projektbuxhetin për vitiin 2024. Jemi kundër këtij buxheti që nuk sjell asnjë alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve”, tha ai.

    “Buxheti i vitit 2024 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qyteratëve dhe biznesve por as të organizatave buxhetore si i tillë duket më i madh në shifër por në një situatë krize jop vetëm ekonomike por edhe të lidershipit kur gjithqka është më e shtrejtë i len më të varfër qytetarët e Kosovës, sot po e mbajmë një ndër seancat më të rëndësishme të vitit duke qenë se ligji i buxhetit ka rëndësinë e veçantë padyshim ndikimi i drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të Kosovës mirëpo po sot para se të flaës për planfikimin e buxhetit 2024 dua të tiu them qytetarëve të Kosovës se juve po iu kalojnë tri vite që iu jeni në pushtet i keni planifikuar 10 miliardë euro shpenzime prej të cilëve nuk rrjedh asnjë projekt i rëndësishëm asnjë projekt madhor me të cilën mund të krenohen qytetarët e vendit tone”, ka thwnw Lushtaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark