Sami Lushtaku së bashku me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku ka vizituar sot lagjes 2 të qytetit të Skenderajt dhe ata të Klinës së Poshtme.
Lushtaku ka shkruar se qytetarët e Skenderajt janë duke e mbështetur fuqishëm kandidaturën e Fadil Nurës për kryetar komune.
Postimi i plotë
Me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku, me deputetet e Kuvendit të Kosovës, kandidatët për asamblenë komunale, takuam qytetarët e Lagjes 2 të qytetit të Skenderajt dhe ata të Klinës së Poshtme. Qytetarët e Skenderajt janë duke e mbështetur fuqishëm kandidaturën e Fadil Nurës për kryetar komune.
Qyteti i Skenderajt zhvillimin dhe ndryshimin e madh në infrastrukturë e në çdo gjë tjetër, e ka marrur gjatë qeverisjes së PDK-së në nivel lokal dhe qendror. Një qeverisje e fuqishme lokale do t’i kthehet Skenderajt pas 17 tetorit për të vazhduar realizimin e projekteve të mëdha për Skenderajn.