Kandidati për kryetar të Gjilanit i cili njëherëshi është edhe kryetar aktual i kësaj komunë, Lutfi Haziri, tha se do të zhvillohen bizneset e vogla dhe të mesme.
“Pas ndërtimit të Çarshisë në pjesën ku preket edhe Deremahalla, do të zhvillohen bizneset e vogla dhe të mesme”, tha kryetari i Gjilanit.
Haziri tha se do të ndërtojnë edhe Parkun e Paqes.
“Ndërkohë që në programin tonë e kemi edhe ndërtimin e Parkut të Paqes prej 7.2 hektarëve”, ka shkruar Haziri në facebook.