Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, ka vazhduar vizitat në lagje të ndryshme.
Ai ka qëndruar në lagjen 2 korriku, nga atje ai kujtoj edhe veprimtarin e LDK-së Nehat Ramadanin.
“Pandemia na e mori veprimtarin e madh të LDK-së, Nehat Ramadanin, i cili ka jetuar në lagjen 2 korrik, por do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar Haziri në facbeook.
Ai premtoi se do ta përfundojnë shtratin e Lumit Stanishorka në kuadër të projekit të Impiantit.
“Jemi unik në çdo aspekt dhe më 17 tetor do të dëshmohet sa e madhe është LDK”, përfundoi Lutfi Haziri.