×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lutfi Haziri flet për kandidimin e mundshëm si kryetar i LDK-së

    Insajderi
    07 September 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar kandidimin e tij të mundshëm si kryetar i kësaj partie.

    Zgjedhjet e brendshme të kësaj partie do të mbahen në tetor. Haziri ka treguar se projekti “Rruga e Re” është në përfundim dhe po ashtu kanë përfunduar gjysma e zgjedhjeve nëpër degë. Ai tha se në javën e parë të tetorit janë të gatshëm për zgjedhjen e kryetarit.

    “Njerëzit e LDK-së që kanë kontribuar janë vlera që i respektojmë e i nderojmë, edhe ata që janë gjallë edhe ata që nuk janë në jetë”, u shpreh Haziri në emisionin DPT te Fidan Jupolli.

    Por, kur ka folur për kandidaturat, Haziri ka thënë se do t’i japë sërish përkrahje Lumir Abdixhikut, kryetarit aktual.

    “Lumir Abdixhikun e kam respektuar. Unë nuk mund të jem në kandidaturë. Është vetëm një emër, vetëm kryetari i zgjedhur i LDK-së që po përfundon mandatin e tij të rregullt. Ai tani po e kërkon edhe një mandat”, u shpreh Haziri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark