×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e korruptoi Qeveria Kurti me një vend pune asambleistin e LDK-së?

    Insajderi
    23 May 2024 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demokrat Hodolli – asambleist në Kuvendin Komunal të Podujevës, ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Këtë vendim Hodolli e bëri të ditur sot, bashkë me kolegun e tij – asambleistin tjetër – Adnan Zymeri, të cilët kaluan si të pavarur në asamblenë komunale në Podujevë.

    Mirëpo, largimi i tij nga LDK, duket se nuk ka qenë rastësi. Kjo pasi që Hodolli është punësuar në ministrinë e Bujqësisë, në kohën sa në pushtet është Qeveria Kurti.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e punësimit të asamblestit Demokrat Hodolli. Pozita e tij në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë është “Inspektor i tokës bujqësore, në Departamentin e Kontrollit në Teren”.

    Gazeta Insajderi ka provuar që të flas me Hodollin, por që i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë. Madje, ai i ka mbyllur edhe rrjtetet sociale. Njësoj sikurse ky, edhe Adnan Zymeri, e ka bllokuar profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark