Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, tha se miliona investime në bujqësi i kanë sjellur në Gjilan.
“Bashkë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë, Gjilanit i kemi sjell miliona investime gjatë këtij mandati në bujqësi”, tha kryetari i Gjilanit.
E gjitha kjo sipas tij nisi më Inkubatorin e agro-biznesit e tani po punojnë që ta bëjnë Institut Bujqësor.
“E kemi filluar me Inkubatorin e agro-biznesit, ndërsa po punojmë që ta shndërrojmë në Institut bujqësor për nevoja të fermerëve të rrafshit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore”, tha Haziri.
Po ashtu ai tha që do të angazhohen që t’a themelojnë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”.
“Ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë”, është shprehur Lutfi Haziri.