×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri kërkon drejtësi për vrasjen e Ismet Rracit

    Insajderi
    24 April 2016 - 07:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas tij, ka ardhë koha e fundit që drejtësia të thotë fjalën e vet.

    “Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze”, shkruan Haziri në Facebook.

    Ai thiotë se kolegu dhe miku i tij Rraci do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut.

    “Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij!”, ka shkruar në fund.

    Rraci u vra në vitin 2001, dy vite pas luftës clirimtare të Kosovës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark