Lutfi Haziri kritikon dy ministrat e LDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri kritikon dy ministrat e LDK-së

    Insajderi
    14 January 2017 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka theksuar se është i pakuptimtë edhe rasti i paralajmërimit në hyrjen e trenit serb, edhe vetëarrestimi ish kryeminsitrit si aksion përmes Interpoolit që tregon tendencën për të destabilizuar Kosovën në një vit shumë kritik.

    “Pas Marrëveshjes së Stabilizim Associmit dhe ngecjes në liberalizimin e vizave Serbia është duke e shfrytëzuar këtë kohë në maksimum. Sot është vërejtur se Serbia di të bëjë diversion por unë kam qenë i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi disa ditë më parë Ministri ka paralajmëruar se nuk mund të bëhet dhe nuk mund të lejohet një gjë e tillë”, ka thënë Haziri për RTK.

    Haziri ka kritikuar edhe dy ministra të Qeverisë së Kosovës, të cilët vijnë nga radhët e LDK-së.

    Ai ka thënë se ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni është dashur të tregojnë në fillim të ditës qëndrimet e tyre rreth çështjes së trenit.

    “Është dashur që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministri Lutfi Zharku të bëjnë me dije që në fillim të ditës qëndrimin e tyre dhe jo të bëhet gjithë ai shqëtësim, pra është dashur që më heret të bëhet i ditur qëndrimi i tyre. Pa lejen e Qeverisë së Kosovës, askush nuk mundet të hyjë, as Beogradi as askush e aq më pak të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve aq më pak në këtë muaj të ndishëm siç është janari”, ka përfunduar Haziri. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark