Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.
Haziri ka qëndruar në fshatin Livoçi i Epërm dhe nga aty ka premtuar se rifunksionalimi i rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimi i shtratit të lumit do të jetë prioritet i qeverisjës së tij edhe për 4 vitet e ardhshme.
“Prioritet në mandatin e ri mbetet rifunksionalimi i rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimi i shtratit të lumit”, ka shkruar Haziri.
Kryetari aktual i Gjilanit ka falënderuar të gjithë pjesëmarrsit në tubimin e tij në këtë fshat.
Ai gjithashtu ka potencuar se takimi me qytetarët është realizuar duke i respektuar rregullat anti Covid 19.