Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, ka takuar qytetarët e Gjilanit.
“Shurdhani, Haxhaj e Demiraj, më ka bërë nder gjithmonë me përkrahjen e madhe. Këtu kam shumë familje që ma kanë hapur derën, zemrën e sofrën”, tha kandidati për kryetar të Gjilanit.
Haziri premtoi se investimet infrastruktore që kanë mbetur në këtë pjesë do t’i realizojnë në vitin e parë të qeverisjes së ardhshme dhe se do t’i rrisin subvencionet në bujqësi.
“Disa investime infrastrukturore që na kanë mbetur në këtë pjesë, do t’i realizojmë në vitin e parë të qeverisjes së ardhshme. Subvencionet në bujqësi do të vazhdojmë t’i rrisim, duke e stimuluar blegtorinë si zonë tipike”, ka shkruar Haziri në facebook.
Ai tha se besimin e qytetareve do t’a ruaj si të shenjtë duke u bërë më i përgjegjshëm në punë.
“Politika është besim dhe këtë besim ndaj meje dhe LDK-së do ta ruaj si të shenjtë, duke u bërë më i përgjegjshëm në punë”, tha Haziri.