×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lutfi Haziri thotë se KEDS-i i ka lënë në terr Gjilanin me fshatra përreth që nga mëngjesi

    Insajderi
    31 December 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se që nga ora nëntë e mëngjesit të dielën një pjesë e madhe e Gjilanit dhe fshatrave përreth s’kanë pasur energji elektrike.

    Haziri këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’ nëpërmjet një postimi, duke potencuar se kjo po ndodh në periudhën kur është shtrenjtuar energjia elektrike, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në vend të urimit, një pjesë e madhe e qytetarëve të Gjilanit dhe disa fshatra, prej orës 9:00 nuk kanë energji elektrike, ose vende-vende, vetëm njëfazore”, thuhet në ‘Facebook’.

    “Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të frohta e terr ne ditën e fundit të vitit!”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark