Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli dhe bashkëpunëtorët, kanë vizituar kompaninë e njohur “Efekos”, të cilët janë pritur nga pronarët, Ertan Sherif dhe Turan Sherif.
Kryetari Haziri ka uruar pronarët e këtij biznesi që operon tash e 20 vjet në Gjilan, për sukseset e arritura dhe gjenerimin e vendeve të punës.
“Vizitova sot kompaninë e produkteve ushqimore Efekos dhe i urova për sukseset e mëdha gjatë operimit në Gjilan tash e dy dekada. Pronarët, Ertan Sherif dhe Turan Sherif, i falënderova për gjenerimin e vendeve të punës. Krenar me brendin që ia ka sjell Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.
Gjilan, 28 tetor 2021
Zyra për Marrëdhënie me Publikun