×
  • Sport
  • Sport

    “Lutja e fshehtë” që presidenti Macron i bëri Mbappes për të qëndruar në Francë

    Insajderi
    26 May 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint-Germaini arriti mbrëmë (e shtunë) që të triumfojë me rezultat 2-1 ndaj Lyonit në kuadër të finales së Kupës së Francës.

    Kjo njëherësh ishte edhe ndeshja e fundit e Kylian Mbappes me fanellën e parisienëve, pasi një javë më parë ylli francez kishte konfirmuar se do të largohet nga ekipi pas përfundimit të sezonit aktual.

    Për ta përmbyllur sezonin me trofe, tek PSG-ja u përkujdesën Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz që shënuan golat e fitores.

    Megjithatë, përveç faktit se PSG-ja fitoi një tjetër trofe në Francë, ajo që ra në sy ishte komunikimi i fshehtë i presidentit Macron me Kylian Mbappen.

    Para se të nis ndeshja mes dy skuadrave, Macron u fut në zhveshtoren ku po qëndronin lojtarët e PSG-së, aty ku u pa duke i pëshpëritur diçka në vesh Mbappes.

    Shumë persona kanë aluduar se Macron i bëri një “lutje të fshehtë” Mbappes si përpjekje e fundit për ta bindur atë që të qëndrojë në Francë.

    Sidoqoftë, Mbappe tashmë ka vendosur përfundimisht që të largohet nga kryeqyteti francez dhe tashmë kishte konfirmuar se gjatë ditëve në vijim do të njoftoj për klubin e tij të ardhshëm.

    Tashmë dihet se destinacioni i ardhshëm i Mbappe do të jetë Real Madridi, ndërsa njoftimi zyrtar i klubit spanjoll pritet që të vijë pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit që zhvillohet më datë 1 qershor./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark