Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi ka treguar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues.
Sipas postimit të LVV-së, ata nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë.
Postimi i plotë:
Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës. Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat.Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet.Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi.
Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve.Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.