×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV në Prizren: Shaqir Totaj po rrënon objekte pakontrollë, po kërcënon për të dhënë leje ndërtimi një objekti shumëkatësh

    Insajderi
    01 October 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka publikuar një videon në Facebook, në të cilën shihet se po bëhen disa rrënime nga makineritë në lagjen Bazhdarhane.

    Vetëvendosje ka akuzuar Qeverisjen e PDK’së se po bëhet rrënimi i pakontrolluar i ndërtesave në mënyrë që të ndërtohen objekte biznesore.

    Përmes postimit, nga VV kanë thënë se ky veprim nuk është bërë as duke pasur parasysh standardet minimale të sigurisë dhe procedurat ligjore.

    Me qëllim të ndërtimit të projekteve biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt, sot është bërë rrënimi i pakontrolluar i objekteve në këtë zonë duke mos i respektuar standardet minimale të sigurisë si dhe procedurat ligjore të parapara për këto raste. Me këtë veprim konsiderojmë se është vënë në rrezik siguria publike“, thuhet në postimin e LVV-së.

    Tutje, thuhet se gjatë muajit korrik është kërcënuar një zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit nga shefi i kabinetit të kryetarit Shaqir Totaj. Sipas tyre, këta të fundit kërkonin të jepnin leje ndërtimi për një objekt shumëkatësh në këtë lagje.

    Lidhur me këtë rast, në muajin korrik është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi“, kanë thënë nga VV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark