×
  • Showbiz
  • Show

    “Ma ka nxirë jetën”, Ermal Mamaqi i kundërpërgjigjet Fifit

    Insajderi
    04 March 2024 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së fundmi Ermal Mamaqi ka i qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka diskutuar për jetën dhe karrierën profesionale të tij.

    Gjatë bisedës me Ester Bylykun, ai ka sqaruar edhe një deklaratë të Fifit ku e ka dhënë disa kohë më parë në një emision televiziv, e cila është shprehur se gjatë bashkëpunimit me Ermal Mamaqin, ai i ka nxirë jetën.

    Mamaqi ka filluar të qeshë duke thënë se ndoshta Fifi këtë deklaratë e ka thënë në mënyrë shakaje.

    Besoj se Fifi këtë e ka thënë me shaka, por nëse do të qëndrojmë seriozë, unë kam një natyrë që dua të jem korrekt në punë dhe pres korrektesë nga ata që punojnë me mua”, u shpreh ai.

    Tutje, komediani tha se Fifi vonohej ndonjëherë dhe nuk ishim të lumtur me këtë.

    “Ndonjëherë Fifi vonohej dhe ne nuk ishim shumë të lumtur me këtë. Ky ishte rezultati final, që ne nuk ishim të lumtur”, theksoi më tej ai.

    Fifi ka qenë e angazhuar shumë vite më parë në emisionin e Ermalit, në të cilin po ashtu mori vëmendje të madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark