×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    “Ma kanë përcjell e shantazhu gruan, fëmijët nja 2 muaj është dashtë EULEX mi përcjell në shkollë” – Kadolli rrëfen sulmet që i bëri Agim Ademi  

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ma kanë përcjell gruan e ma kanë shantazhu, fëmijët zyrtarët e EULEX një dy muaj mi kanë përcjell në shkollë”, kështu ka thënë biznesmeni kosovar, Dritëro Kadolli për InDoks teksa fliste për Agim Ademin. Kreun e Federatës së Futbollit në Kosovë.

    Kadolli i cili kishte një marrëveshje në 2012 me Agim Ademin, Muharrem Rramën e Sami Hamitin për ndërtimin e disa shtëpive. E në këmbim të jepte një BMW x5 dhe tri shtëpi, rrëfen për sulmin që iu është bërë.

     “Agim Ademi qysh e njoh unë goxha i fshehët me veprime e tija, ai direkt jo por nëpërmes njerëzve të tjerë. Më kanë thënë shko ndërroje deklaratën se janë në burg, ti se dinë me kë ke punë, kemi pasur telashe që janë të papërshkrueshme edhe dukën film me ti kallxu krejt, sidomos prej njerëzve të tij që i ka nëpër Prishtinë. P.sh e kanë përcjell gruan me kerr, i kanë bërë shantazhe mua qashtu, fëmijët EULEX nja dy muaj është dashtë me i përcjell në shkollë qeshtu dhe ka pasur shantazhe prej më të ndryshme edhe më kanë dëmtu personalitetin dhe në biznes shumë me lidhjet e tyre që i kanë pasur”, ka deklaruar për InDoks të Gazetës Insajderi biznesmeni, Dritëro Kadolli.

    Në rrëfimin e tij ai ka përmendur se ka pasur vërejtje serioze tek gjyqtarët, por ka dyshime serioze që në favor të grupit ku bënte pjesë edhe Agim Ademi ishte vëne edhe Policia e Kosovës. Madje edhe në tendencë për ti zhdukur dosjet që ai i mbante në shtëpi.

    Kujtojmë që më 12 maj të këtij viti pritet të nis rigjykimi ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili bashkë me Muharrem Ramën akuzohet se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMË X5”.

    Aktakuza ndaj Ademit dhe Ramës ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri.

    Sipas pikës së parë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”.

    Kjo veturë, sipas prokurorisë, pretendohej më pas t’i dorëzohej Sami Hamitit, ish-kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

    Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

    Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të padrejtë, respektivisht shumën prej 30 mijë euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast ishte ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale detyrim në tentativë.

    Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark