Moderatorja e lajmeve në RTK, Anita Muçaj – Haradinaj, ka qenë njëra ndër të ftuarat në emisionin e radhës të “Shiko kush luan”.
Në një prej lojërave të këtij emisioni, ajo është gjendur përballë gazetares Rudina Xhunga në sfidën “Ndaje ose digju”.
Ajo duhej të tregonte të vërtetën e një pyetje që do t’i parashtrohej nga kundërshtarja e skuadrës tjetër, në rastin konkret Rudina, ose në të kundërtën do duhej të shijonte ushqimet ekstrem pikante.
Në një nga pyetjet më provokuese që stafi kishte përgatitur për të, Anita nuk refuzoi të përgjigjet.
Ajo dha tri variacione të ndryshme se si Ramushi e përkëdhel me dashuri, në momentet kur dëshiron të tregohet romantik.
“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë…(duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë: Zemër, shpirt, këto të zakonshmet”, ka thënë Anita.