Një mace e zezë ka shpëtuar për mrekulli pasi u qëllua me 30 plumba. Macja 3-vjeçare u gjet në fillim të prillit e plagosur dhe e mbuluar me gjak, pasi ishte larguar nga shtëpia e saj në Angli.
Pas grafisë veterinerët zbuluan se ajo kishte plagë në gjithë trupin. Mjekët thonë se maces duhet t’i hiqet vetëm njëri sy, por çuditërisht macja u shërua.
“U shokuam kur gjetëm Puss- Puss që ishte goditur me gjithë këto vrima në trupin e saj, dhe ën kokë. Një ishte madje dhe në putër, duke e bërë të vështirë për të që të ecë dhe një tjetër në mes të retinës së saj.Veterineri thotë s e dy të tjerë i kanë dëmtuar shpinën kurrizore dhe është mrekulli që ajo ka mbijetuar”, thotë inspektori Adam Jones.
Pronari i saj, Doug Taw thotë se e ka të vështirë të imagjinojë se çfarë njerëzish janë ata që mund të dëmtojnë një mace në këtë mënyrë.
“Ne dëgjuam disa të shtëna po nuk na e mori mendja se do të kishin të bënin me Puss Puss. Më pas e gjetëm të plagosur nën një makinë dhe të frikësuar. Ajo iku dhe nuk e gjetëm dot për një javë. Më pas ajo erdhi vetë në një gjendje të tmerrshme dhe e dërguam menjëherë te veterineri. Jam shumë i mërzitur që ajo duhet të heqë njërin sy”, ka thënë Doug.