Rruga e famës për Madonën nisi në 1978 në Nju Jork, kur ajo takoi fotografin Michael McDonnell.
20-vjeçarja e veshur e gjitha në të zeza me xhinse të grisura dhe flokët me onde, kishte tërhequr vëmendjen e fotografit.
Ai i kërkoi Madonës që të pozonte për atë dhe këngëtarja e pranoi kërkesën. Më pas ata kanë punuar bashkë për 8 muaj.
Siç edhe e shohim në foto, atë kohë Madona ndryshoi stilin e saj në të veshur.
McDonnell nuk zbuloi tek ajo vetëm pamjen e jashtme por edhe karakterin e yllit të muzikës që së shpejti do të bëhej e famshme.