×
  • Showbiz
  • Show

    Maestro: Nuk flas me Luizin, por këngë me të edhe mund të bëj

    Insajderi
    25 July 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armaldo Kllogjerin e “përndjek” emri i Luizit në çdo dalje të tij. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku tenori është pyetur gjerë e gjatë në lidhje me marrëdhënien që ata kanë pas përfundimit të “BBV”.

    Shumë shkurt Armaldo sqaroi se i kanë shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

    “I kemi shkëputur, kur ke një marrëdhënie të shkëputur, do të thotë që i ke të shkëputura”.

    Luiz Ejlli dhe Armando Kllogjeri

    Është përfolur gjatë për një bashkëpunim mes Armaldos dhe Luizit, por sipas maestros kjo gjë nuk do ndodhë dhe nuk i ka kërkuar kurrë që të bëjnë një këngë se bashku, thjesht ka qenë dëshira e fansave të tyre. Ndonëse sërish ia la “kohës”.

    “Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të bëj këngë me atë. Dëshirë kanë fansat që të bëjmë këngë bashkë, por duhet t’ja lëmë kohës”, përfundoi Kllogjeri./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark