×
Show

Mahershala Ali, aktori i parë mysliman që fitoi “Oscar”

Insajderi
27 February 2017 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i filmit “Moonlight”, Mahershala Ali është aktori i parë mysliman që ka fituar çmimin në Academy Award.

Mahershala Ali ka fituar çmimin për rolin më të mirë mbështetës, për rolin e tij në dramën e Barry Jenkins në filmin “Moonlight”,

Aktori ka lënë pas Michael Shannon ,Jeff Bridges, Lucas Hedges, dhe fituesin e BAFTA-së Dev Patel të cilët kanë qenë të nominuar në këtë kategori.

Drama “Moonlight” sjell historinë e Chiron-it gjatë tri fazave të jetës së tij, shkruan KultPlus.

Aktori Mahershala Ali ka rolin e Juan, i cili e merr Chiron protagonistin kryesor nën mbrojtjen e tij në mënyrë që ta mbrojë atë nga abuzimi emocional me të cilin përballet ai, e që i vjen nga nënë e tij, Naomie Harris.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark