×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maji i thyer i Kurtit – Le Ameriken pa takim me Biden’in, as në Zvicër nuk e pret presidenti

    Insajderi
    21 May 2022 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar prej dy javësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit është vënë në qendër të kritikave që gjatë kësaj vizite ka pasur pak takime të nivelit politik.

    Kreu i ekzekutivit, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizitën e paralajmëruar në shtator e në nëntor të një viti më parë, Kurti arriti ta realizojë më 6 maj të këtij viti.

    Kurti nuk e takoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden. I pari i Qeverisë arriti të takonte këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, kongresistë dhe senatorë të ndryshëm.

    Komunikatat e Qeverisë tregojnë se Kurti ka vizituar kompani si ‘Microsoft’, ‘Uber’, ‘Linkedln’, ‘Matter’ të cilat i ka ftuar që ta shohin Kosovën si treg për investimet e tyre.

    Kurti udhëtoi në disa vende si Kalifornia, Michigan, Iowa, në të cilat takoi edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë.

    Pasi la Ameriken, Kurti ia mësyu shtetit evropian.

    Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në “World Economic Forum”, i cili pritet të mbahet nga 22 maji deri më 26 maj, në Zvicër.

    Sipas mediumit zviceran “Blick”, Kurti do të takohet me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, i cili përveç udhëheqësit kosovar do të mirëpresë edhe udhëheqës të vendeve të tjera.

    Pra, mbetet të shihet se nëse Kurti do të takoj presidentin zvicrran apo jo. Deti më tani nuk ka ndonjë njoftim për një takim të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark