×
  • Showbiz
  • Show

    Majk në lidhje dashurie me Nita Krasniqin?

    Insajderi
    11 August 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, është duke u komentuar për një lidhje dashurie prej kohësh.

    Duket se ai ka nisur një romancë të re me bukuroshen e njohur, Nita Krasniqi, e cila njëherësh është vajza e këngëtarit Naim Krasniqi.

    Kjo ka lënë të dyshohet më shumë në bazë të një postimi që është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Nita ka shpërndarë një imazh në InstaStory, ku prapa saj duket të jetë Kastriot Rexha (emri i vërtetë i Majk).

    Dyshja deri më tani nuk është se kanë mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Krijuesi i hitit “E pa shpirt” ka kohë që nuk është përfolur për jetën e tij private.

    I njëjti deri më tani u deklarua beqar, ndonëse ka një djalë nga marrëdhënia e tij e mëparshme me Majlinda Zekën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark