×
  • Showbiz
  • Show

    Majk reagon pas ngjarjeve të fundit në Kosovë: Kafsha më e madhe qenka njeriu

    Insajderi
    02 December 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur nga Prishtina, Majk ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.

    Majk pëmes një postimi në InstaStory u shpreh i mllefosur nga ndodhitë e fundit në Prishtinë.

    “Nuk po dua të tingëlloj filozof! Veç po flas çka po ndjej e prej syve çfarë po shoh. Shumë njerëz në këtë botë, por mungon njerëzimi në të (në botë) Të lumtur në Instagram ! Në realitet a thua a janë? Kallzomni? Paraja është përmbi moralin e karakterin. E kur vjen puna te interesi, shndërrohem edhe n’kafshë gjithçka para vetes shkelim. Në realitet kafsha më e madhe qenka njeriu. A kemi devijuar krejt? A kemi harruar të duam duke urryer”, ka shkruar Majk.

    Duket se ky revoltim vjen nga ngjarja e fundit, ku një grua në Prishtinë mbeti e vrarë nga një rast i orkestruar nga bashkëshorti i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark