Atë që nuk e ka bërë politika, e ka bërë sporti. Kosova vazhdon të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare me sportistët tanë që vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.
Xhudistja më e suksesshme në historinë e xhudos në Kosovë,Majlinda Kelmendi, ishte e ftuar në emisionin “Sui Generis”, duke rrëfyer për sukseset në karrierën e saj, shkruan Insajderi.
“Për neve sportistët ka qenë shumë më e lehtë t’i hapim dyert shtetit tonë të cilën politika sot e asaj dite nuk mundi. Është shumë më e lehtë me i bo bashkë njerëzit me fol për sport se me i bo bashkë me fol për politikë”, është shprehur Kelmendi.
Xhudistja me famë botërore, me plotë emocion rrëfeu edhe momentin kur flamuri i Kosovës u ngritë në Rusi, ndërsa pati edhe komente të cilën e emocionuan sportisten, se cilat janë ato klikoni në videon e bashkangjitur.