Disa shkencëtarë në Kinë kanë qenë duke përcjellë nga afër për rreth një dekadë 130 majmunë për të parë mënyrën se si ata reagojnë kur një majmun i grupit vdes.
Kur një majmun i quajtur Thomas kishte ngordhur, shoku i grupit, Pan, duket se “ka mbajtur zi” për të. Dhe ai nuk ka qenë i vetmi.
Të tjerë majmunë vendosën të qëndrojnë afër shimpanzës Thomas edhe në kohën kur ka qenë orari i tyre i zakonshëm që të ushqehen, shkruan BBC.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët të shohin reagim të tillë tek majmunët pas humbjes së një anëtari të grupi, porse ky është hulumtimi ndoshta më i mirë, pasi që ata janë filmuar.
Për më tepër, qëndrimi në natyrë të hapur për disa orë i bënë ata më leht të kapshëm për kafshët e tjera grabtiçare./Insajderi.com