×
Show / Fashion

“Make up” artisti i Kim tregon sekretin e fshehjes së shenjave në fytyrë

Insajderi
01 March 2019 - 23:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artisti i kozmetikës së Kim Kardashian West, Mario Dedivanoviç, ka zbuluar trikun e tij për fshehjen e të metave në lëkurë, duke ruajtur një ngjyrë krejtësisht të natyrshme të lëkurës, shkruan Insajderi.

“Mikro fshehja është një teknikë e përdorur për të fshehur shenjat ose pigmentimin e lëkurës duke përdorur një sasi të vogël të produktit dhe një furçë”, tha Mario .

“Me një furçë të hollë kozmetike vendoseni produktin me butësi në pika të vogla në të gjithë fytyrën, pikërisht aty ku keni nevojë për mbulim, hapi tjetër në këtë proces është që të shtrini produktin nga zona ku e keni aplikuar me presion sa më të vogël të mundshëm nga furça. Kjo do të ndihmojë përzierjen e produktit me lëkurën “, ka shtuar ai.

Ai këshillon që t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së produktit që e përdorni dhe se sa përshtatet ai me lëkurën tuaj, duke theksuar që gjithmonë të gjeni dritën natyrale kur bëni përzgjedhjen e produktit, pasi drita mund të ju mashtrojë.

Ai pastaj shpjegoi se një nga gabimet tjera që e bëjnë njerëzit, është vendosja e produktit nën sy dhe mos shtrirja e duhur.

Ai këshillon që të filloni përzierjen e produktit me një furçë të vogël nën sy dhe në çdo të metë tjetër në fytyrën tuaj, pastaj me një sfungjer të lagur ta tërheqin atë drejt këndit të jashtëm.

Në fund të fundit, çelësi i fshehjes së shenjave fillon me një rutinë të mirë  të kujdesit të lëkurës duke zgjedhur produktet që janë të përshtatshme për tipin e lëkurës tuaj.

‘Nëse lëkura juaj është e mirëmbajtur, ajo do të reflektohet edhe mbi kozmetikën tuaj’, tha ai.

Vitin e kaluar, Mario nisi një bashkëpunim me Kim dhe kompaninë e saj të kozmetikës KKW Beauty pas shumë vitesh punë së bashku.

Ai gjithashtu filloi Master Class për t’i mësuar të tjerët rreth kozmetikës, ku ai shpesh e  përdorë Kim si modelen e tij./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark